Cdo i punësuar e ka të garantuar të drejtën e pushimit vjetor. Kjo e drejtë është e garanatuar edhe me kushtetutë dhe ligjin për marrëdhënie pune. Në bazë të nenit 32 paragrafi 4 nga kushtetuta e Republikës së Maqedonisë së veriut cdo i punësuar e ka të drejtën e pushimit ditor, javor dhe vjetor.
E drejta e pushimit vjetor
I punësuari i cili për herë të parë krijon marrëdhënie pune, e fiton të drejtën e plotë të pushimit vjetor, kur do realizojë punë të pandërprerë për gjashtë muaj tek i njëjti punëdhënës, pa marrë parasysh nëse është i punësuar me orar të plotë ose orar të shkurtuar.
Kohëzgjatja e pushimit vjetor
Ne bazë të nenint 137 paragrafi 1 dhe 2 të ligjit për marrëdhënie pune i punësuari e ka të drejtën e pushimit të paguar më së paku 20 ditë. Pushimi vjetor nga paragrafi 1 i këtij neni me kontratë kolektive ose kontratë të punës mund të vazhdohet deri 26 ditë.
Kohëzgjatja e pushimit vjetor përcaktohet në bazë të kohës së kaluar në marrëdhënie pune, kushtet e punës dhe kriteriume të tjera të përcaktuara me kontratë kolektive.
Festat, të shtunat, të dielat dhe ditët e lira, mungesa për shkak të sëmundjes si dhe rastet tjera të mungesës se arsyeshme në punë nuk llogariten në ditët e pushimit vjetor. Si ditë e pushimit vjetor llogaritet cdo ditë pune e cila sipas orarit të punës tek punëdhënësi për të punësuarin konkret është e caktuar si ditë punë.
Shfrytëzimi i pushimit vjetor
Pushimi vjetor mund të shfrytëzohet gjatë vitit kalendarik. Pushimi vjetorë mund të shfrytëzohet në disa pjesë në marrëveshje me punëdhënësin, me atë që një pjesë e pushimit vjetor të zgjat më së pak dy javë të pandërprera pune. Punëdhënësi është i obliguar të punësuarit t’i sigurojë shfrytëzim të pandërprerë të 12 ditëve të pushimit vjetor deri në përfundimin e vitit, ndërsa pjesa tjetër e pushimit deri me 30 qershor vitin e ardhshëm. Pushimi vjetor i cili nuk është shfrytëzuar për shkak të mungesës në punë për arsye të sëmundjes ose lëndimeve, pushimi i shtatzanisë ose pushim për kujdes ndaj fëmijës, i punësuari ka të drejtë që ta shfrytëzojë deri me 30 qershor të vitit të ardhshëm.
Mënyra e shfytëzimit të pushimit vjetor
Pushimi vjetor shfytëzohet duke i marrë parasysh nevojat e procesit të punës, si dhe mundësitë për pushim dhe rekreacion të të punësuarit duke marrë parasysh edhe obligimet familjarë të tij.
I punësuari ka të drejtë që dy ditë nga pushimi vjetor t’i shfrytëzojë në ditë të cilat ai do t’i caktojë, nëse ajo nuk e dëmton procesin e punës për të cilën duhet që ta informojë punëdhënësin më së voni tre ditë para shfrytëzimit.
Ditët e lira – shtesë
I punësuari ka të drejtën e pushimit të paguar për shkak të detyrimeve personale dhe familjare (lidhja e martesës, lindja e fëmijës (vetëm për babain) dhe/ose vdekja e personit të afërt), deri në shtatë ditë pune. Ditët e pushimit të paguar përcaktohen me kontratë kolektive dhe për të gjitha rastet, nuk mund të jetë më shumë se shtatë ditë.