ÇFARË PARAQET LIGJI PËR MBËSHTETJEN FINANCIARE DHE CILI ËSHTË QËLLIMI I TIJ?

Ligji për mbështetjen financiare rregullon llojet, shumën, kushtet, mënyrën dhe procedurën e
dhënies së mbështetjes financiare për investimet e subjekteve afariste që do të investojnë në RMV.
Qëllimi i këtij ligji është nxitja dhe rritja e zhvillimit ekonomik në vend.

SUBJEKTET QË MUND TË JENË PËRFITUES TË LIGJIT PËR MBËSHTETJE FINANCIARE:

– Subjektet që kanë filluar ose planifikuar një investim fillestar produktiv.
– Të ardhurat totale nga puna e kopmanisë në vitin e fundit duhet të jenë më të mëdha se
mesatarja e 3 viteve paraprake.
– Numri i të punësuarve në vitin e fundit nuk duhet të jetë më i vogël se 5% e mesatares së 3
viteve paraprake.
– Përfitues të mbështetjes financiare mund të jenë subjektet afariste nga industria e
përpunimit të lëkurës dhe tekstilit, si dhe subjektet afariste me prodhim të dedikuar (armë
dhe pajisje ushtarake).

MASA NR.1 MBËSHTETJE FINANCIARE PËR PUNËSIME TË REJA

E dedikuar për qytetarët e RMV
– Duhet të paguhet pagë mujore neto që është të paktën 50% më e lartë se paga minimale
neto
– 20% e pages mujore neto të paguar përfshihet në mbështetjen financiare.
– Shuma maksimale vjetore për një punësim është 4.400 euro.
Të paktën 50% e personave të sapopunësuar gjatë vitit për të cilin kërkohet mbështetje financiare,
duhet të plotësojnë të paktën një nga kushtet e mëposhtme:
– të paktën tre muaj para punësimit të mos kenë pasur marrëdhënie pune të krijuar dhe të
paktën 12 muaj para punësimit të mos kenë qenë të punësuar te ndonjë përfitues i
mbështetjes financiare,
– të krijojë një marrëdhënie pune për herë të parë,
– punësimi i tyre të ketë përfunduar për shkak të hapjes së falimentimit ose likuidimit,
– menjëherë para punësimit të ketë qenë i punësuar në një institucion shtetëror.

MASA NR 2 MBËSHTETJE FINANCIARE PËR VENDOSJEN E FORMAVE ORGANIZATIVE PËR ZHVILLIM
TEKNOLOGJIK DHE HULUMTIM

Ndahet për vendosjen e njësive, qendrave ose formë tjetër të strukturës organizative, në të
cilat realizohen projekte të qëndrueshme hulumtuese dhe zhvillimore dhe/ose angazhohet
personali i kualifikuar i lartë me qëllim të përvetësimit të diturive dhe shkathtësive të reja
për zhvillimin e produkteve të reja.
– 50% e shpenzimeve të përgjithshme të justifikuara për kërkimin industrial.
– Paguhet për një periudhë jo më të gjatë se 5 vjet.
Shpenzimet e justifikuara:
– Shpenzimet për personelin,
– Shpenzime për instrumente dhe pajisje,
– Shpenzime për ndërtesa dhe tokë ku do vendoset njësia organizative,
– Shpenzime për hulumtim të kontraktuar, njohuri teknike dhe shërbimet e konsulencës.

MASA NR. 4 MBËSHTETJE FINANCIARE PËR RRITJE TË KONKURRENCËS SË TREGUT

U ndahet subjekteve afariste që kanë rritur konkurrencën e tyre në treg:
– Një maksimum prej 10% të shpenzimeve të justifikuara të investimit,
– Maksimumi 5,000,000 euro për një periudhë 5 vjeçare (1,000,000 euro në vit),
– Rritje të të ardhurave operative me të paktën 5% më shumë se mesatarja në 3 vitet
paraprake.

LLOJET E TJERA MBËSHTETJES FINANCIARE JANË:

Mbështetje financiare për marrjen përsipër të subjekteve afariste në vështirësi,
– Mbështetje financiare për projekte investuese me interes të rëndësishëm ekonomik,
– Mbështetje financiare për subjekte afariste të themeluara nga shtetasit e RMV-së me
qëndrim të përhershëm ose të përkohshëm jashtë RMV-së.

PROCEDURA PËR NDARJE TË MBËSHTETJES FINANCIARE

Për projekte investuese nga zonat zhvillimore industriale teknologjike dhe zonat industriale
të drejtuara nga Drejtoria për zonat zhvillimore industriale teknologjike, subjekte afariste
parashtrojnë kërkesë për shfrytëzimin e mbështetjes financiare deri te DZZhIT – Drejtoria e
Zonave Zhvillimore Industriale Teknologjike.
– Për projekte investuese jashtë zonave zhvillimore industriale teknologjike dhe zonave
industriale të drejtuara nga Drejtoria e Zonave Zhvillimore Industriale Teknologjike,
subjektet afariste parashtrojnë kërkesë për shfrytëzimin e mbështetjes financiare deri te
Agjencia e Investimeve të Huaja dhe e Promovimit të Eksportit e Republikës së Maqedonisë
së Veriut.
– Për ndarjen e mbështetjes financiare, subjekti afarist parashtron kërkesë deri më 31 maj të
vitit rrjedhës për ndarjen e mbështetjes financiare deri te autoritetet kompetente.

Planifikoni një takim me ekipin tonë

Blogu informues

To top