Zyra ligjore Aleksov me një partneritet të ri, një lokacion të ri dhe një thirrje për bashkëpunime të reja.

12.10.2022

Ribrendim

I njoftojmë klientët, bashkëpunëtorët dhe miqtë tanë se е kemi ribrenduar zyrën tonë të avokatisë. Pas bashkëpunimit disa vjeçar, zyra jonë ribdrendohet ne zyra e avokatisë Aleksov & Memishi.

Vazhdojmë edhe më tutje të ju ofrojmë përkrahje klientëve tanë, në të gjitha aspektet ligjore që ndikojnë në biznesin e tyre. Jemi në proces të përgatitjes së shërbimeve të reja gjithpërfshirëse të cilat së shpejti do ua ofrojmë klientëve tonë.

Lokacion I Ri

Gjindemi në lokacion të ri, edhe atë në rr. Jordan Mijalkov nr.30/1 Shkup – Qendër. Jeni të mirëseardhur.

Zgjerimi I Ekipit Të Punes

Për praktikantët aktual dhe ato të ardhshëm kemi krijuar një Doracak, me qëllim që të ua lehtësojmë punën. Në të do t’i gjejnë të gjitha procedurat e nevojshme si dhe llojin e dokumentacionit i cili do ju duhet deri sa janë në pozitën e praktikantit.

Për motivim në punë, kemi pergatitur plan zhvillimi për çdo praktikant, i cili paraqet bazë për arritjen e rezultateve të suksesshme.

Ju njoftojmë se kemi hapur një pozitë të re për praktikant, me qëllim të zgjerimit të ekipit me anëtarë të rinj.

Inovacioni Në Punën Tonë

Ne jemi ekip që aftësohet dhe punon në hap me digjitalizimin, prandaj e ndjejmë nevojën e përdorimit të inovacionit në avokaturë dhe teknologjisë së re. Besojmë se teknologjia, si në çdo industri tjetër, mundet ta përmisojë kualitetin e punës së avokatëve, shpejtësinë e përgatitjes së dokumenteve, komunikimin me klientët dhe shumë procese të tjera të cilat janë pjesë e obligimeve tona të përditshme.

Para disa viteve ishim pjesë e iniciativës WeTalkIt dhe Skopje Legal Hackers, ku gjatë një fundjavë u krijua kalkulatori ligjor. Kalkulatori vetëm me disa klikime i gjeneron kostot e shërbimeve, për të cilat më parë na duhej shumë kohë që t’i kalkulojmë (kërkim në tarifat e shërbimeve etj.)

Ju njoftojmë se jemi në proces të përgatitjes së disa mjeteve teknologjike të cilat do i vëmë ne dispozicion të kolegëve tonë, përmes të cilave do të lehtësohet përgatitja e dokumentacionit i cili përmban informacione që përsëriten.

Dokumentacionin teknik e kemi pergatitur, kornizat dhe modeli janë gati, hapi i ardhshëm është kodimi.

Kjo është thirrje për të gjithë miqtë tanë të cilët kanë përvojë në programim, i duan sfidat si dhe duan të ndihmojnë në zhvillimin e këtyre mjeteve teknologjike, na shkruani.

Blogu informues

To top