Likuidimi i shoqërisë tregtare paraqet procedurë me të cilën shoqëria tregtare mbyllet dhe fshihet nga Regjistri Qëndrorë i RMV-së. Përveç likuidimit, edhe falimentimi është procedurë e cila rezulton me mbyllje dhe fshierjen e shoqërisë nga RQRMV, megjithatë ekzistojnë dallime ndërmjet këtyrë dy procedurave në disa aspekte
Ky blog do të fokusohet në informacionet që janë të lidhura vetëm me procedurën e likuidimit. Likudimi zbatohet vullnetarisht, rrespektivisht me vendim ndalim të veprimtarisë së shoqërisë e sjellur nga partnerët. Kjo procedurë zbatohet në Regjistrin Qëndrorë dhe është e rregulluar me ligj.
KOHËZGJATJA E PROCEDURËS
Kohëzgjatja e procedurës varet nga ajo se a ka shoqëria tregtare borxhe ndaj kreditorëve dhe detyrime tatimore të pa paguara. Në qoftë së shoqëria nuk ka detyrime finansiare, procedura mesatarisht zgjatë nga 30 deri 45 ditë. Megjithatë nëse shoqëria tregtare ka detyrime finansiare të pa paguara, kjo procedurë zgjatë më shumë, a në qoftë se vërtetohet se këto detyrime nuk mund të paguhen, atëherë për këtë shoqëri tregtare do të hapet procedura e falimentimit.
FILLIMI I PROCEDURËS
Kjo procedurë ndahet ne disa faza.
Procedura fillon me marrjen e vendimit për ndalimin e veprimtarisë së shoqërisë si dhe vendim për emërimin e likuidatorit. Këto vendimet i marrën bashkë themeluesit.
Përveç këtyre vendimeve, për shoqërinë tregtare merret bonitet i llogarisë nga banka në të cilën shoqëria ka llogari, si dhe vërtetim për pagesën e tatimeve ne DHP.
Në qoftë se janë të paguara të gjitha detyrimet tatimore, vërtetimi jepet prej 3-5 ditë, por, nëse shoqëria ka detyrime tatimore të pa paguara, DHP do të sjellë përfundim në të cilin do të listohet shuma dhe lloji i tatmit i cili duhet të paguhet.
Pas marrjes së dokumenteve të lartë përmendura, bëhet aplikimi elektronik në Regjistrin Qëndrorë. Emrit to shoqërisë tregtare i shtohet prefiksi – “në likuidim”, dhe regjistrohet likuidatori.
NJOFTIMI ME LIKUIDIMIN
Pas regjjistrimit ne regjistër, likuidatori në afat kohorë jo më të shkurtë se 7 ditë dhe jo më të gjatë se 15 ditë, njofton se shoqëria është në likuidim. Njoftimi bëhet në ëeb faqen e Regjistrit Qëndrorë.
Me njoftimin thirren kreditorët që t’i paraqesin kërkesat e tyre në afat prej 15 ditësh nga dita e njoftimit. Kreditorët njoftohen një nga një dhë në formë të shkruar për likuididimin.
REGJISTRIMI I FSHIRJES
Në qoftë se nuk paraqitet asnjë kreditorë, përgatiten dokumentet për fazën e fundit në të cilën bëhet fshirja e shoqërisë nga regjistri tregtarë. Bashkë themeluesit marrin vendim për fshirje të shoqërisë dhe vendim për aprovim të punës së likuidatorit. Përveç këtyre vendimeve, deri te Regjistri Qëndrorë dorëzohen edhe llogaria vjetore e shoqërisë dhe përsëri dorëzohen boniteti i llogarisë dhe vërtetimi për pagesën e tatimeve.
Pas mbledhjes së këtyre dokumenteve, të njëjtat ne mënyrë elektronike dorëzohen ne Regjistrin Qëndrorë, i cili e procedon aplikimin dhe e fshinë Shoqërinq tregtare.