Kuptimi dhe llojet e dëmeve
Në bazë të Ligjit të marrëdhënieve detyrimore me termin dëm nenkuptojmë zvogëlimin e përfitimit pasuror të dikujt ose parandalimin e rritjes së të njëjtës si dhe shkaktimin e dhimbjeve ne aspekt fizik, mendor si dhe shkaktimin e frikës.
Në sistemin tonë juridik ekzistojnë dy lloje të instituteve të dëmit, edhe atë dëmi material dhe jomaterial.
Dëmi material përfshin vlerat e fitimit të pasurisë sic janë ulja e fitimit të pasurisë ose parandalimin e rritjes së saj dhe shkaktimin e dhimbjes fizike.
Dëmi jomaterial përfshin një sërë vlerash shpirtërore, psikologjike, emocionale, shkelje të të drejtave përsonale, dhimbje shpirtërore, frikë, zvogëlim i aktivitetit jetësor, turp, nder, reputacion, dinjitet, krijim intelektual etj., të cilat plotësohen me kompensim monetar.
Përgjegjësia për dëmet e shkaktuara nga askidentet e komunikacionit
Me shkaktimin e aksidenteve në komunikacion mund të vijë deri te shkaktimi i dëmit material dhe jomaterial
Në ligjin për marrëdhëniet detyrimore është përcaktuar se kush është përgjegjës në qoftë se vjen deri te shkelja e të drejtave pronësore dhe personalae rrespektivisht dëmtimi i tyre, ekziston faji ne qoftë se shkaktuesi i dëmit atë e ka bërë me dashje ose me pakujdesi të skajshme.
Në qoftë se ndodhë aksidenti automobilistik, në qoftë se personi që është përgjegjës për aksidentin dhe atë e ka shkaktuar nga pakujdesia ose me dashje, do të mbajë përgjegjësi duke bartur fajin për shkaktimin e aksidentit.
Nëse gjatë shkaktimit të aksidentit ekziston faji i secilit prej pronarëve të automjeteve pjesëmarrëse ne aksident, ata do të bartin përgjegjësi të përbashkët rrespektivisht solidare.
Ligji për marrëdheniet detyrimore e përcakton se kush është përgjegjës për aksidentet në trafik, por gjithsesi personi që është përgjegjës për aksidentin përkatësisht ai që shkakton dëmin, jo gjithmonë duhet të përputhet me personin i cili është dëmtues në aspekt ligjor, që nënkupton për shëmbull personi i cili e ka shkaktuar aksidentin është dëmtues faktik, ndërsa personi i cili nuk e ka shkaktuar aksidentin por është pronar i veturës me të cilën është shkaktuar aksidenti, ai është demtues në aspekt ligjor.
Sigurimi për dëmin e shkaktuar nga aksidenti i trafikut
Në qoftë se pronari i automjetit e ka siguruar veturën nga dëmi në rast të aksidentit në trafik, detyrimin për kompensimin e dëmit e bart kompania e sigurimeve.
Ligji për sigurimin e detyrueshëm në aksidentet e trafikut iu imponon pronarëve të veturave para se ta lëshojnë në qarkullim veturën, janë të detyruar që ta sigurojnë në rast të aksidentit. Në këtë sigurim përfshihet edhe përgjegjësia e personave të cilët me lejen e pronarit mund që ta vozisin veturën.
Pronarët e automjeteve nënshkruajnë kontratë për sigurimin e automjetit ose autopërgjegjësisë, rrespektivisht nga përgjegjësia e dëmit që mund të ju shkaktohet palëve të treta nga përdorimi i automjetit, dëmtimi i sendeve të palës së tretë pervec artikujve që i ka marrë për transport.
Te drejtën për kompensimin e dëmit e kanë të gjithë personat të cilët ndodhen në automjetin që merr pjesë në aksident, si dhe të gjithë personat tjerë që gjenden në automjetet që kanë marrë pjesë në aksident si dhe këmbësorët.
Në rast të aksidentit në trafik, pala e dëmtuar duhet që të parashtrojë kërkesë për kompensimin e dëmit deri te kompania përgjegjëse e sigurimeve. Padi mund të parashtrohet në qoftë se personi i dëmtuar nuk është i kënaqur nga shuma e përcaktuar për kompensim të dëmit.
Në rast se në aksident përfshihet autotmjet me targa të huaja, kompanitë e sigurimeve parashtrojnë kërkesë për kompensim deri te Fondi i garancioneve në Byronë kombëtare të sigurimeve (të cilën e themelojnë më së paku dy kompani të sigurimeve dhe që kanë licencë që të kryejnë punë me sigurimet e autopërgjegjësisë) nga i cili do të kthehet kompensimi i dëmit.
Procedura e sigurimit të kompensimit të dëmit
Në rast të aksidentit në trafik, personat pjesëmarrës në aksident janë të detyruar që në mes tyre të shkëmbejnë te dhënat nga dokumentet personale për identifikim, të dhëna nga targat e automjetit si dhe dokument nga ku mund të shihet se kanë kontratë për sigurimin e autopërgjegjësisë në pajtueshmëri me Ligjin për sigurim të detyrueshëm në trafik, dhe me kërkesë të kompanisë së sigurimeve të tregojnë detajet se si ka ndodhur aksidenti në trafik.
Kjo nënkupton se kompania e sigurimeve me të cilën dëmtuesi faktik ka kontratë për kompensim të dëmit në rast të aksidentit, e merr përsipër detyrimin për kompensim të dëmit në rast të aksidentit.