Kapitali themeltar

23.12.2020

Që të themelohet një shoqëri tregtare, një nga shumë rregullat tjera është edhe që të përcaktohet edhe kapitali themeltar. Kapitali themeltar paraqet kapitalin monetar dhe jomonetar të partnerëve, rrespektivisht aksionerëve dhe paraqet vlerën nominale të të gjithë aksioneve. Për secilën shoqëri, Ligji për shoqëri tregtare përcakton se sa duhet të jetë kapitali themeltar.

Shuma e kapitalit themeltar

Shuma e kapitalit themeltar nuk mund të jetë më e vogël se 5.000 euro në kundërvlerë të denarit (SHPK ose SHPKNNJ). Në qoftë se kapitali themeltar zvogëlohet nën shumën e paraparë nga Ligji për shoqëri tregtare, shuma duhet të rritet deri në shumën minimale rrespektivisht 5.000 euro në afat prej 6 muajsh nga dita e miratimit të llogarisë vjetore, vetëm në qoftë se shoqëria në këtë afat nuk transformohet në formë tjetër të shoqërisë tregatre.

Pagesa e kapitalit themeltar mund të behet edhe në vlerë jomonetare. Vlera jomonetare duhet që të paraqitet ne deklaratën e themelimit të shoqërisë tregtare, gjithashtu paraqitet partneri i cili e investimin e bën në vlerë jomonetare, vlera jomonetare e cila investohet, si dhe vlera në të cilën shoqëria e merr vlerën jomonetare dhe përfitimet të cilat merren nga investimi jomonetar i partnerit i cili e ka investuar vlerën jomonetare në qoftë se partnerët merren vesh për të njëjtën.

Shtyerja e pagesës

Partner mund të jetë vetëm ai cili ka investuar në shoqërinë tregtare dhe është i regjistruar në librin e investitorëve të shoqërisë. Pjesa e partnerit përcaktohet në bazë të investimit në kapitalin themeltar. Kapitali themeltar mund të paguhet në afat prej 1 viti nga dita e themelimit të shoqërisë tregtare.

Cka ndodhë në qoftë se nuk bëhet pagesa në afat prej 1 viti?

Në qoftë se gjatë themelimit të shoqërisë tregtare, kapitali themeltar nuk është paguar në afat prej 1 viti nga dita e themelimit te shoqërisë tregtare, shoqëria fshihet nga Regjistri qëndrorë.

Procedura e regjistrimit në Regjistrin qëndrorë?

Procedura e regjistrimit të kapitalit themeltar është procedurë e cila kryhet në Regjistrin qëndrorë të RMV-së.

Dokumentet e nevojshme për regjistrim të Kapitalit themeltar:

  • Deklaratë në bazë të nenit 32 të LSHT;
  • Vendim për ndryshim të Kontratës së themelimit (në rast të SHPK);
  • Vendim për ndryshim të Deklaratës së themelimit (në rast të SHPKNNJ);
  • Vendim për pagesë të kapitalit themeltar;
  • Tekst i spastruar i Kontratës së themelimit (në rast të SHPK);
  • Tekst i spastruar i Deklaratës së themelimit (në rast të SHPKNNJ);

Vërejtje: Në qoftë se procedura për regjistrim të Kapitalit themeltar udhëhiqet nga Avokat, atëher duhet edhe Autorizim nga Menaxheri dhe Autorizim nga themeluesi rrespektivisht themeluesit.

Dorëzimi kryhet nëpërmjet sistemit për e-regjistrim të Regjistrit qëndrorë rrespektivisht përmes faqes së RQRMV, https://e-submit.crm.com.mk/eFiling/redefault.aspx.

Pas përfundimit të hapit të fundit të procedurës, lënda shkon tek personi përgjegjës i Regjistrit qëndrorë, i cili vendos për të njëjtën. Nëse ka gabime në lëndën e dorëzuar atëher personi përgjegjës në mënyrë elektronike e kthen lëndën për korektim dhe jep afat prej 5 ditësh që të kryhet korektimi i së njëjtës.

Në bazë ta tarifës së Regjistrit qëndrorë paguhet shumë prej 1.857,00 denarë më qëllim të regjistrimit të kapitalit themeltar rrespektivisht ndryshim te themeluesi i shoqërisë tregtare.

Në fund të procedurës Regjistri qëndrorë sjellë vendim për regjistrim të kapitalit themeltar.

Kapital themeltar prej 1 euro

Tani për tani po përgatitet propozim ligji për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për shoqëri tregtare me të cilin mundësohet themelimi i shoqërisë me përgjegjësi të kufizuar me kapital themeltar simbolik prej 1 euro.

Ideja parësore e këtij propozimi është që të ndihmohen qytetarët që kanë ide për biznes por skanë mjete të mjaftueshme për ta filluar biznesin.

Me këtë propozim bëhet lloj i ri i shoqërisë tregtare e cila mban emrin “Shoqëri me përgjegjësi të kufizuar e thjeshtëzuar – SHPKTH”. Kjo shoqëri mund të ketë minimum 3 themelues – persona fizik, nga të cilët njëri është menaxher rrespektivisht anëtarë i organit që udhëheq me shoqërinë. Për shkak se bëhet fjalë për shoqëri me kapital themeltar prej 1 euro, propozohet regjim i vecantë i punës finansiare në aspekt të zotërimit të fitimit, si dhe sigurim dhe zotërim të rezervave në shoqëri,

Ky propozim ligj është në procedurë parlamentare.

Blogu informues

To top