- Avokat, me numër licence 4575 i pranuar ne odën e avokatëve të RMV-së më 01.10.20
- Përfaqësues i autorizuar për mbrojtjen e të drejtave nga pronësia industriale
- Mentor në start-up fundjavën
- Autor ne www.almelaw.com
Specializim në:
- Imigracion, leje pune dhe leje qëndrimi
- Marrëdhënie të punës dhe kontestet nga e drejta e punës
- Markat tregtare, të drejtat e pronësisë intelektuale
- Harmonizimi me të drejtë pozitive
- Likuidimi ose falimentimi i kompanive
- E drejta e shoqërive
Bio
Artan Memishi, avokat në Zyrën e avokatisë Aleksov&Memishi. Artani është anëtar I odës së avokatëve të RMV-së që nga 01.10.2020 me numër licence 4575.
Ai drejton Departamentin e imigracionit dhe të Drejtat e të huajve, ndërsa gjithashtu specializon në të Drejtë tregtare, të Drejtën e punës – marrëdhënie të punës si dhe në të Drejtën e pronësisë intelektuale. Si përfaqësues i autorizuar për pronësi intelektuale – industriale, ai ua sjell ekspertizën e tij klientëve, duke i udhëhequr ata ne kompleksitetin e mbrojtjes së markave tregtare, dizajneve dhe inovacioenve.
Artani është i angazhuar ne nxitjen e sipërmarrjes dhe inovacionit në komunitet, ai ka shërbyer si mentor në startap vikendin në Ohër. Kontributi i tij si mentor reflekton pasionin e tij për të mbështetur bizneset e reja dhe për edukimin e talentëve, duke marrë parasysh angazhimin e tij ndaj startap komunitetit.
Në fushën e të Drejtës së punës – marrëdhënieve të punës, ai këshillon dhe përfaqëson shumë kompanie vendase dhe ndërkombëtare, veçanërisht në sektorin e IT-së, duke siguruar mbështetje ligjore në hartimin e dokumenteve komplekse si dhe përfaqësimin në kontestet e marrëdhënieve të punës. Artani ka punuar në më shumë se 100 lëndë nga e drejta e punës ku ka treguar sukses në përfaqësimin e klientëve tanë.
Një nga fushat në focus është e drejta e imigracionit dhe të drejtat e të huajve. Ekspertiza e Artanit përfshin shërbime ligjoren për të huajt lidhur me marrjen e lejeve të qëndrimit dhe lejeve të punës në Maqedoninë e Veriut si dhe përfitimin ose largimin e nënshtetësisë maqedonase.
Përveç ekspertizës së tij në të drejtën e imigracionit dhe të shoqërive, Artani është njohës i mire me procesin e mbylljes së kompanive përmes falimentimit ose likudimit.
Artani flet shqip, maqedonisht dhe anglisht.